AKTUALITET

Ambasada e SHBA reagon për sulmin me armë ndaj Top Channel: Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

11:27 - 27.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel, ku për pasojë u vra roja i sigurisë. Me anë të një njoftimi, ambasada nxit agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë.




Po ashtu, ambasada e SHBA në Tiranë shpreh ngushëllimet për familjen e 60-vjeçarit, Pal Kola, që mbeti i vrarë.

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.