AKTUALITET

Sulmi ndaj Top Channel/ Reagon Veliaj: Ngushëllime familjes së viktimës

11:08 - 27.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj televizionit ‘Top Channel’ gjatë mesnatës, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola.




Veliaj në ‘Facebook’ i shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe thekson se organet ligjzbatuese duhet të zbardhin sa më parë ngjarjen.

Postimi i plotë:

Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.

Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.