Kronikë

Kapja e 310 kg kokainë në kontejnerët me karkaleca, si policia greke futi “Kalin e Trojës” për të goditur rrjetin e drogës! Ja plani që kishte ndjekur

09:50 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sasi e madhe lënde narkotike u gjet në portin e Pires në Greqi, e cila ishte fshehur ne kontejner me karkaleca dhe që destinacion përfundimtar kishte Shqipërinë.




Sipas raportimeve nga mediat helene, në port u gjet një sasi prej 320 kg kokainë, ndërsa kontejneri ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador.

Sakaq, pas këtij aksioni janë vërë në pranga disa persona, 2 shqiptar dhe 2 grek.

Por si arriti policia greke të godiste këtë rrjet?

Sipas të përditshme greke “Kathimerini”, policia aplikoi skemën e njohur si “Kali i Trojës”, të përdorur nga grekët e lashtë gjatë luftës së Trojës.

Policia greke, përmes një agjenti të infiltruar, kishte arritur të depërtonte në radhët e shpërndarësve të drogës.

Agjenti i infiltruar i bindi ata se kishte aftësinë që kokainën ta nxirrte nga kontejneri që ndodhej në Portin e Pireut dhe ta çonte në një vend të sigurt, ku më pas mund ta merrnin anëtarët e tjerë të organizatës.

Dhe pikërisht kjo skemë u aplikua. Personi i infiltruar kishte arritur ta nxirrte kokainë nga kontejneri. Mëngjesin e 22 Majit, ai i çoi 4 të arrestuarit në një lokal në Pire me pretendimin se aty kishte fshehur drogën dhe mund ta merrnin.

Por me të mbërritur në lokal, anëtarët e rrjetit të drogës panë jo vetëm pakot e kokainës, por edhe një numër të madh agjentësh policie. Ata u arrestuan, ndërsa ju sekuestruan edhe një shumë parash cash prej 131,675 Euro.

Kokaina ishte e ndarë në 180 pako, ndërsa disa orë më vonë policia greke njoftoi se kishte gjetur edhe rreth 100 kg të tjera në një konteiner tjetër përpos sasisë prej 210 kg, dhe në total u sekuestruan 320 kilogramë.

Sa i përket shtetasve shqiptarë të arrestuar, ata janë identifikuar si Andrea Mërkuri 48 vjeç, i cili njihej dhe me dy emra te tjerë, si dhe Marsel Stafaj, 36 vjeç.

48-vjeçari, që konsiderohet edhe si një nga kokat kryesore të grupit kriminal që kryente trafikun transnacional të drogës, nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Ai ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 20 vite burg për pjesëmarrje në një grup qe merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Një prej grekëve të arrestuar ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale me qendër jashtë Greqisë dhe i dyti ishte në akuzë për mbulim operacional dhe mbrojtjen e “kokës” së rrjetit duke marrë masat e duhura për të shmangur arrestimin e tij.

Si udhëheqësi i grupit ashtu edhe dy bashkëpunëtorëtr e tij grekë kanë të shkuar krimnale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.