AKTUALITET

Përmbytjet në Emilia Romagna, Meloni: Pas llogaritjes së dëmeve do të kërkojmë një fond solidariteti nga BE

18:55 - 25.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Mbështetja e Unionit mund të jetë shumë e rëndësishme në këtë fazë. Në javët e ardhshme, pasi të kemi bërë vlerësimin e përgjithshëm të dëmeve nga përmbytjet, do të kërkojmë aktivizimin e fondit të solidaritetit, i cili fatkeqësisht Italisë i është dashur të hyjë edhe herë të tjera”.




Kështu u shpreh kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në Bolonjë, pasi fluturoi mbi zonat e përmbytura me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe guvernatorin e Emilia Romagna, Stefano Bonaccini.

Rajoni u godit nga moti i keq javët e fundit, ku 15 persona humbën jetën e mijëra të tjerë u zhvendosen. Dëmet përllogariten të kapin shifrën e 7 miliardë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.