BLUETOOTH

Mënyra se si shkruani zbulon shumë nga personaliteti juaj!

13:14 - 18.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Psikologët e SHBA publikuan së fundmi një  studimin ku tregohet se mënyra se si ju shkruani tregon shumë për personalitetin tuaj. 




Psikologët u ngalën më tepër tek zakonet, gjuhën, gjestet, tiparet e fytyrës për të zbuluar personalitetin e njeriut.

Ata e përmblodhe studimin e tyre në 5 pika kryesore:

Presioni që ushtrojmë tek stilolapsi

Disa njerëz, kur shkruajnë, ushtrojnë presion mbi stilolapsin me të cilin shkruajnë. Sipas hulumtimit, këta njerëz janë zakonisht njerëz kokëfortë, të papërkulur dhe kanë një sasi të madhe këmbëngulje dhe vendosmërie.

 Shkrimi në një letër pa vija

Kur shkruajmë në një letër të bardhë që nuk ka vija, disa njerëzve iu merr drejtim shkrimi për lart. Këta njerëz që shkruajnë kështu janë optimistë, ndërsa kur drejtimi i shkrimit shkon poshtë, kjo do të thotë se personi është ose pesimist.

Hapësirat në faqe

Nëse një person, teksa shkruan lë hapësirë të madhe boshe në anën e djathtë, e pastaj transferohet në rreshtin e dytë, kjo tregon se ai person ka frikë për të ecur përpara dhe është i lidhur me të kaluarën. E kundërta mund të konkludohet kur ai që shkruan lë një diferencë të madhe në të majtë.

Shkrimi me shkronja të mëdha tregon siguri

Kur ju shkruani me shkronja të mëdha, kjo do me thënë se jeni të sigurte në lidhje me atë çka shkruani. Nga ana tjetër, nëse ju nuk jeni të sigurte për diçka (një përgjigje për një pyetje të provimit për shembull), atëherë mendja juaj mund t’iu detyrojë që të shkruani me shkronja të vogla.

Fjalët afër njëra-tjetrës

Personi që i shkruan fjalët afër me njëri-tjetrën ka dëshirë të pavetëdijshme për t’u lidhur me njerëzit dhe për të qëndruar rreth tyre. Nga ana tjetër, ai i cili e lë hapësira të mëdha në mes fjalëve është zakonisht një person i pavarur i cili mund të mbijetojë vetëm.

(studimi u publikuan në The Huffington Post”)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.