![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në Kuvendin e Kosovës ka pasur sërish tensione mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Opozita ka tentuar që të parandalojë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.
Fillimisht ata kanë bllokuar foltoren, teksa Kuvendi miratoi Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.
Po ashtu, ka pasur edhe sulme ndaj kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, i cili u është goditur me shishe uji.
Shfaq Komentet (0)