AKTUALITET

Heqja e imunitetit për Arben Ahmetaj/ Jorida Tabaku: Nga opozita nuk kam lexuar asnjë emër, ky është shembull si funksionon shteti i kapur

11:25 - 14.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mohuar sot se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës, teksa ka kërkuar mbështetje maksimale për SPAK pas miratimit në Kuvend të kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.




“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri.

Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është një shembull si funksion shteti i kapur në Shqipëri. Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë”, tha Tabaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.