AKTUALITET

Zjarret në Greqi/ Prezantuesja e njohur lutet për ndihmë duke qarë: Po digjemi, bëni diçka!

19:46 - 18.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zjarri në Greqi mbetet një front i vështirë me zjarrfikëset po bëjnë një betejë të ashpër.




Ringjallja e frontit në zonë ka çuar në evakuime të vazhdueshme të vendbanimeve midis atyre të Nea Zoit dhe Neo Pontos. Mesditën e së martës, 18 korrik, përmes 112 u dërgua një mesazh banorëve të Nea Zois Mandras dhe Neos Pontos Mandras që të evakuojnë vendbanimet e tyre dhe të nisen drejt Elefsinës.

Sasa Stamati, me prejardhje dhe banim në Mandra, është gjetur mes zjarrit dhe me të qara ka apeluar për ndihmë për një postim.

Prezantuesja ka postuar një video nga makina e saj në story-n e saj në Instagram, ku tregon flakët dhe tymin që janë përhapur gjithandej në atmosferë.

Duke qarë, ajo dëgjohet duke thënë në klip: “Po digjemi, bëni diçka për Mandrën, ju lutem na ndihmoni”.

Shikoni videon


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.