AKTUALITET

Operacioni ‘Metamorfoza’/ Në kërkim nga SPAK dhe “Leksi i druve”, tentuan ta vrisnin me dron pas konflikteve me ish-deputetin e PS

11:26 - 29.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje zbardhet nga operacioni i koduar “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK u lëshuan 15 urdhër-arreste.




Në mesin e të dyshuare që janë shpallur në kërkim është edhe Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’. ‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisi Ndoka, konkretisht me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Leksin e druve’ tentuan që ta vrisnin me dron.

Arrestimet e SPAK

Pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Në pranga u vunë dhe Edmond Preka dhe Astmer Bilali. Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Kujtojmë se policia dy ditë më parë ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.