Një vajzë e moshës 20 30-vjeçe është gjetur e pajetë poshtë urës së Dajllanit.
Sipas Neës24, dyshohet se trupi i së resë i përket një endacakeje dhe se vdekjen e kanë shkaktuar lëndët narkotike.
Po ashtu trupi i së ndjerës, do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të zbuluar edhe shkakun e vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Shfaq Komentet (0)