BLUETOOTH

Kush është personazhi i “Big Brother VIP” që blen ndjekës, pozat hot të Oltës thyejnë “Instagram”-in! Ja i “preferuari” i publikut

12:59 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa fansat kanë interes për të ditur se çfarë postojnë ish-banorët e Big Brother Vip në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.




177ECA1A-1A56-43FA-A024-BF952D776EBE

Por cilët janë ish-konkurrentët e “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë?

Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave….

luiz-ejlli-3i6ikfrkghicrhvnwcbsao

Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vendin e fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës.

Për disa javë me radhë, Luizi është ndër personat që më së shumti po humb ndjekës, edhe pse për publikun është një personazh shumë i pëlqyer.

Të shumtë janë komentet në faqen e tij që shkruajnë se në fakt ndjekësit janë të blerë, ndaj edhe humbjet në shifra janë kaq të mëdha. Megjithatë, Luizi vijon të simpatizohet nga publiku dhe të mbështetet fort në rrjetet e tij sociale.

efi dhedhes1

Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu nga 579 mijë ndjekës në 577 K. Për muaj me rradhë, Efi po humb ndjekës dhe shkak për këtë është kryesisht fakti se ajo ka zgjedhur mos të jetë shumë aktive në “Instagram”.

98478B58-39B6-4043-8B05-D6C2B5089198

Dea Mishel Hoxha vazhdon gjithashtu që të humbasë ndjekës.

Njësoj si java e kaluar ajo ka humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”. Edhe për ish-finalisten e “Big Brother”, humbjet nuk kanë reshtur në javët e fundit, duke qenë ndër personazhet që më së shumti ka humbur vëmendje virtuale.

jori delli5

Në vend të shtatë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet çdo të diel në Top Channel. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës, njësoj si java e kaluar.

keisi medini3

Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Në episodin e kaluar të “Kepit të Tundimeve”, ajo foli hapur lidhur me një hyrje të re në jetën e saj, pikërisht partneren e re të Sabianit.

keisi medini

Deklarata e saj për gruan e re të babait, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndaj edhe vëmendja për të është shtuar. Nga ana tjetër, të shumtë janë edhe ndjekësit që presin ta shikojnë më në fund çift me Dj Geek. Dyshja prej disa kohësh po përfliten se kanë nisur një romancë së bashku, por ende nuk kemi shumë detaje nga kjo histori e re dashurie.

nita latifi1

Këngëtarja Nita Latifi vazhdon të fitojë ndjekës javë pas jave. Këtë herë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 141K. Pas shumë javësh heshtje prej saj, Nita ka vendosur të fitojë terren në rrjetet e saj sociale.

Nga ana tjetër, këngëtarja kosovare, ka filluar të jetë edhe më e pranishme në media, si për të rikthyer disi vëmendjen e humbur, pas përfundimit të aventurës së saj në “Big Brother”.

kiara tito

Edhe në profilin e Kiara Titos ka pasur ndryshime herë pas here. Megjithatë, prej disa javësh, moderatorja është në rritje, sa i përket rrjetit të saj në “Instagram”-i. Kiara ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës.

kiara tito1

Një vëmendje më të madhe ka pasur këtë javë për Kiarën, pas fotove dhe video të saj me vjehrrën, mamanë e Luizit. Tashmë tabloja e familjes së lumtur ka bërë që ndjekësit të jenë të vëmendshëm kur vjen puna tek profili i saj.

3F7403C3-FB24-4E8E-B7B2-9AB384777305

Armaldo Kllogjeri është një nga ish-banorët e këtij sezoni të BBV më të suksesshëm dhe që arriti të fitonte shumë fansa gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Maestro po ashtu ka fituar 1 mijë ndjekës.

Për disa javë me radhë, Maestro ishte jashtë kësaj renditje, por deklaratat e tij të fun- dit në lidhje me Luizin, duket se i kanë dhënë vëmendje. Madje së fundmi, Maestro ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse nuk ka komunikim me këngëtarin.

Ai tregoi se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës. Sipas ish-banorit, kjo është arsyeja që i ka mbetur hatri me artistin, teksa shtoi se për gëzime dhe hidhërime hatërmbejtet që ata kishin duheshin lënë pas.

“Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje. Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në ‘Instagram’”, u shpreh Armaldo
teksa ishte i ftuar në “Wake Up”.

F4196CDA-3C32-434F-99BF-984AB7376627

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore.

590D64FD-859F-4D78-BC0F-5A9645549A43

Aktorja renditet në vend të dytë me 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar duke shkuar kështu në 429 K.

9887175A-1A58-4CB3-8748-906FF848C7BB

Pozat e saj sensuale, nga pushimet në Capri kanë marrë vëmendjen e të gjithëve në “Instagram”, duke shtuar kështu vëmendjen në rrjetin e saj social.

A291F2CF-8B32-4B4E-BFDF-0FF84A10CD88

Vendi i parë shkon për Ronaldo Sharkën këtë javë me plot 4 mijë ndjekës më shumë. “Instagram”-i i Ronaldos, është ndoshta ndër llogaritë më të çuditshme, sa i përket shifrave. Kjo për faktin se shumë shpesh, Ronaldo humb ndjekës, dhe po me të njëjtin ritëm ai rifiton shifra të mëdha ndjekësish.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.