AKTUALITET

Vdekja e tifozit grek nga ‘huliganët’ kroatë/ Media greke: Si kaluan tifozët e Zagrebit nëpër katër shtete, pse nuk u ndaluan në Kakavijë?

18:18 - 08.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjitha pjesët e ‘pazëllit’ të sulmit vrasës të huliganëve kroatë që ndodhi mbrëmjen e së hënës jashtë “OPAP Arena”. në Athinë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 29-vjeçar dhe u plagosën tetë persona të tjerë, po tentojnë të të bëhen bashkë nga drejtuesit e policisë greke të cilët janë duke u marrë me rastin.




Sipas informacioneve të deritanishme, huliganët dyshohet se kanë mbërritur në Greqi përmes Shqipërisë  –dhe pasi kanë kaluar nga Kroacia dhe Mali i Zi – kanë vazhduar rrugën për në Athinë përmes rrugës Jonike. Konkretisht, burimet thonë se 80 persona kanë hyrë nga dogana e Kakavijës dhe tetë automjete të tjera me numër të panjohur personash kanë hyrë nga Niki dhe Krystallopigi, Follorinë. Madje, ata zgjodhën të shmangin kalimin përmes Serbisë, me frikën se mos bien në sy nga tifozët e ekipeve serbe, me të cilët gjithsesi marrëdhëniet janë armiqësore.

Më pas, sipas burimeve policore, dyshohet se janë shpërndarë për të kaluar pa u vënë re deri në sulmin përfundimtar. Më pas, disa prej tyre kanë përdorur automjetet e tyre dhe në bashkëpunim me tifozë të tjerë të ekipit grek kanë mbërritur në zonën e ‘Filadelfia e Re’, duke shkaktuar kaosin që pasoi.

Në stacionin ISAP “Irini” janë pikasur më shumë se 10 automjete me targa kroate, mes tyre edhe dy furgona. Sipas informacioneve, brenda një prej fugonëve janë gjetur rroba të zeza dhe çanta shpine.

Çfarë ndodhi pas hyrjes në Greqi?

Ajo që tani mendohet nga policia greke, është nëse pas Kakavisë dhe Follorinës ka pasur një informacion qendror nga shërbimet për ardhjen e tifozëve. Media vendase epiruspost.gr  raporton se në Kakavi kanë kaluar rreth 80 persona dhe janë informuar shërbimet qendrore të Ushtrisë Greke. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit instrument, është kryer një kontroll lidhur me bagazhet, pa u konstatuar mjete si shkopinj, gjë që dëshmon se ato janë blerë brenda territorit grek.

Nga ana e tyre, burime policore nga Athina pohojnë se ende po kontrollohet nëse menaxhimi, i cili është bërë nga shërbimet në momentin që huliganët kanë kaluar nëpër Kakavijë, ka qenë i duhuri për përballimin e duhur të situatës.

Mali i Zi kishte njoftuar se po vinin huliganë kroatë

Ndërkohë, siç bën me dije SKAI, autoritetet malazeze në orën 09:22 të mëngjesit të së hënës i kanë dërguar selisë së EL.AS-it një dokument dy faqesh duke i informuar se kishin kaluar kufirin dhe ishin nisur për në Athinë disa makina me targa kroate. Në fakt flitet për “tifozët e rrezikshëm”.

“Të nderuar kolegë më 7 gusht 2023 nga ora 03:00 e mesnatës deri në orën 06:00 të mëngjesit nga stacioni kufitar Bozai, në dalje për në Mal të Zi policët malazezë kontrolluan shtetas të Republikës së Kroacisë – rreth 120 të rinj – të cilët spekulohet se po udhëtojnë drejt Greqisë për të parë ndeshjen e futbollit AEK – Dinamo Zagreb. Ky grup është larguar nga Mali i Zi me mjetet e mëposhtme”, theksohet në informacionin e dhënë nga autoritetet malazeze.

Vrasja e tifozit të AEK-ut: Mali i Zi kishte informuar se po vinin huliganë kroatë

Sipas SKAI-t, është tipike që kjo tabelë tregon jo vetëm informacionin dhe numrin e njerëzve, por edhe markat e makinave me të cilat udhëtonin si dhe targat e tyre. Vihet re se një person që merret me këtë rast ka thënë ndër të tjera se “e vetmja gjë që nuk dinim është se çfarë madhësie të këpucëve mbajnë”.

Nëndrejtoria për Luftimin e Dhunës në Ambjentet Sportive kishte bërë me dije se, në të njëjtën kohë po bëjnë bujë tre buletinet informative të Nëndrejtorisë për Luftimin e Dhunës në Ambjentet Sportive, nga të cilat rezulton se EL.AS. ka ditur paraprakisht për ardhjen e huliganëve kroatë.

Burimi: Protothema.gr 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.