Kronikë

Aksident i dyfishtë, plagoset punonjësja e policisë së Qarkullimit. Niset me urgjencë drejt spitalit

11:14 - 09.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur e lënduar punonjësja e policisë së qarkullimit Rrugor.




Bëhet me dije se e lënduara me iniciale A.Sh,. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti gjatë kohës kur efektivja e qarkullimit rrugore ndodhej në shërbim.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.