Kronikë

Nga Berati në Durrës, detyronin fëmijët e tyre të lypin në plazhe, procedohen penalisht 5 persona

12:00 - 09.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 5 persona pasi dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur nëpër plazhe.




Sipas njoftimit të policisë ata vini në mënyrë të organizuar nga qyteti i Beratit për të shfrytëzuar fëmijët e tyre të moshave 4-7 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Kishin ardhur në mënyrë të mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, për të shfrytëzuar për të lypur, fëmijët e tyre 4-7 vjeç, procedohen penalisht 5 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin për të lypur.

Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., Sh. K., A. B., R. B. dhe V. D., pasi nga verifikimet ka rezultuar se kishin ardhur në mënyrë të mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, për të shfrytëzuar për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 4-7 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.