AKTUALITET

Protesta për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali, Beskida Aliaj në ‘Panorama TV’: Fondin nga qeveria italiane e kemi, nëse s’arrihet marrëveshja buxheti do digjet

18:14 - 10.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Beskida Aliaj, drejtuese e sindikatës “Inas” e ftuar në studion e lajmeve në Panorama TV komentoi protestën e pensionistëve, sipas të cilëve nuk po zbatohet marrëveshja për njohjen e pensioneve.




Ajo sqaroi se gjithçka është çështje burokratike, pasi fondi nga qeveria italiane është akorduar, por theksoi se nuk mund ti shpërndajnë deri në arritjen e marrëveshjes.

Sipas Beskida Aliaj janë rreth 25 mijë pensionistë çdo vit.

“Flitet që janë rreth 25 mijë pensioniste çdo vit. Sa vite të kalojnë herë 25 mijë imagjinoni sa shifër e lartë. Komuniteti shqiptar thuhet që është 500 mijë, por unë them që janë 700 mijë.

Pensionistët si kategori janë 25 mijë në vit. Këta pensionistë kërkojnë të drejtat e tyre.

Mua më pëlqeu qëndrimi i ambasadorit italian. Ai u bashkia me ta dhe i dha sqarime. Në deklaratë ai tha që është vetëm çështje burokratike. Ai tha që presim që në pak javë ose muaj të  kemi një rezultat pozitiv.

Vitin e kaluar qeveria italiane miratoi një buxhet. Në buxhetin e 10 viteve të ardhshme ti atribuojë një fond i veçante pensioneve të shqiptarëve. Pra ata e miratuan këtë por buxhet dhe behët fjalë për shifra të larta. Ne fondet i kemi. Bëhet fjalë për 22 mln euro në mos gaboj. Paratë i kemi, por nuk i shfrytëzojmë dot. Sepse ato para nuk preken derisa të bëhet marrëveshja.

Është zvarritje, mungese vullneti për ti përshpejtuar gjerat. Prandaj protesta ishte që gjerat të përshpejtohen mos të ngelen më.

Për aq kohë sa i kemi partë nga qeveria italiane nga 1 janari 2023 deri në 2033, vitet po ikin, 2023 po ik dhe ne nuk kemi një marrëveshje. Mund të ikin edhe 9 vite të tjera. Nëse nuk bëhet një marrëveshje brenda kësaj kohe buxheti digjet. Kjo është një gjë negative. Ne nuk duhet të lejojmë që të digjet buxheti. Duhet të arrihet marrëveshje brenda këtij viti”, tha Aliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.