Kronikë

Me çantën e mbushur plot me euro, kapet në Morinë 37-vjeçari. Ja shuma e parave që tentoi të fuste në Shqipëri

11:05 - 26.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka nisur hetimet për një 37-vjeçar, i cili nga pika kufitare e Morinës ka tentuar të fusë në Shqipëri një shumë prej 32 450 euro dhe 140 000 lekë të padeklaruara.




Sqarohet se sasia e parave iu gjet pas kontrollit që 37-vjeçarit nga Shkodra iu bë në çantë.

Ndaj personit që transportonte paratë nisi hetimi për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policise

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasi A. L.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj, të cilat shtetasi A. L. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.