BLUETOOTH

Refuzoi të luajë në filmin e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit, Efi Dhedhes për herë të tregon arsyen: Nuk pranova sepse…

13:05 - 26.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes pas pjesëmarrjes në këtë reality show ka bërë për vete një publik të gjerë.




Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për jetën e saj profesionale.

Efi tregoi se ka refuzuar që të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë protagonistët kryesorë, pasi roli që i ofruan ishte i parëndësishëm.

Më ka ardhur por nuk më tërheqin shumë. Nuk dua thjesht të futem dhe kaq. Dua që vërtet të më pëlqejë diçka që ta bëj. Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, u shpreh Efi.

Teksa u pyet nga moderatorja se a do luante krah Luizit dhe Oltës, ish-banorja tha: “Puna është punë”.

 

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.