BLUETOOTH

VIDEO/ “Ishe ti?”- Fansi e goditi me telefon, këngëtari i njohur shpërthen në skenë: Mos e bëj më

14:41 - 26.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari kolumbian Maluma u godit me një telefon të hedhur nga një fans teksa ai performonte gjatë shfaqjes në San Antonio, Teksas të enjten mbrëma.




Këngëtari nuk e la të kalonte ky veprim dhe iu drejtua fansit. Ai i drejtoi gishtat drejt fansit, ndërsa i tha “Ishe ti?” Pas kësaj ai tundi kokën dhe tha dy herë “mos e bëj këtë”.

Sipas TMZ, medias që raportoi incidentin, fansi u lejua të shijonte pjesën tjetër të shfaqjes, por Maluma nuk ia ktheu menjëherë telefonin dhe nuk dihet nëse i është kthyer më pas.

Maluma u bë një sensacion global në vitin 2010, me hite si La Temperatura, Marinero, La Curiosidad, Haëai, HP, 11 PM dhe më shumë. Muzika e tij karakterizohet nga një stil i ndërthurjes së zhanreve i njohur si reggaetón, i cili është një përzierje e repit portorikan, hip-hop-it dhe dancehall xhamajkane.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.