BLUETOOTH

Tregoi mbështetje për Izraelin, Kylie Jenner ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit

16:40 - 10.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja e njohur Kylie Jenner ka marrë një serë reagimesh nga ndjekësit e saj, pasi tregoi mbështetjen e saj për Izraelin pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit, që shkaktuan vdekjen e qindra personave.




Gjithçka nisi me një postim nga një faqe pro-izraelite, ku tregohej mbështetje për popullin izraelit që po vuan nga sulmet e Hamasit.

“Tani dhe gjithmonë ne qëndrojmë me popullin e Izraelit!”, shkruhej në postimin e saj, ndërsa krahas shkrimit ishte dhe një foto e flamurit izraelit.

“Shpërndajeni nëse qëndroni me popullin e Izraelit pasi ata përballen me një nga situatat më të frikshme në shumë vite”, shkruhej në mbishkrimin e postimit.

Modelja e fshiu postimin vetëm një orë më vonë pas komenteve të shumta që mori në fotot e saj nga ndjekësit, të cilët komentonin me flamujt palestinezë.

Përveç komenteve negative kishte dhe nga ata që bënin thirrje njerëzve që të mos e ndiqnin më Kylie Jenner-in.

Pavarësisht heqjes së postimit, komentet negative vazhduan edhe në X (i njohur më parë si Twitter).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.