Kronikë

Po eksploronte malin e thepisur, turistja gjermane bie në greminë dhe vdes!

18:22 - 12.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një turiste gjermane ka humbur jetën ditën e sotme.




Raportohet se 31-vjeçarja me iniciale R.P ishte duke ngjitur malin në vendin e quajtur “Shpella e Harapit” Shalë, Shkodër kur ka rrëshqitur dhe ka marrë lëndime të forta.

Sipas Policisë mësohet se turistja po vizitonte vendin bashkë me një shtetas tjetër gjerman.

Sakaq shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

 

Informacion paraprak

Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.