AKTUALITET

Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027

21:49 - 15.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka bërë me dije se Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.




‘Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit.

Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.

Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer.’- shkruan ministri i Jashtëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.