AKTUALITET

Lajmi i trishtë nga Korça, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Skënderbeut! Ishte duke marrë pjesë në një aktivitet

20:55 - 16.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajm i trishtë vjen nga Korça. Ish-futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu ka humbur jetën, në moshën 80-vjeçare, pas një arresti kardiak të pësuar pasditen e sotme.




Legjenda e futbollit korçar ishte në takimin “Fjalën e ke ti”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, teksa dhe duke diskutuar në mes të sallës Veteran Topçiu ka humbur ndjenjat. Fatkeqësisht edhe pse menjëherë u transportua në spitalin e qytetit të Korçës, Veterani nuk ia doli, duke humbur jetën.

I ndjeri Veteran Topçiu, ka veshur fanellën e Skënderbeut për 12 vite rresht (1960-1972), duke dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën korçare. Për merita të veçanta ai mban dy medalje të akorduara nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.