Kronikë

EMRI/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet drejtori i IKMT Sarandë

10:17 - 23.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i IKMT-së së Sarandës, Nasip Hoxha është arrestuar për shpërdorim detyre.




57 vjeçari akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

“Është ekzekutuar masa e  sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin N.H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë. Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë”, njofton policia.

Nasip Hoxha mbante detyrën prej rreth 5 muajsh dhe është drejtori i tretë radhazi i INUV ne Bashkinë Sarande që ndalohet në harkun kohor të 19 muajve.

Njoftimi i policisë: 

Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Mjegulla”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:

N.H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.