Kronikë

“Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë, bëjmë muhabet”/ Zbardhen porositë që Erzen Breçani i jepte të birit: Babi ju bën të fala, thotë hiqni telefonat se po hapen SKY

11:22 - 23.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në dosjen hetimore të SPAK janë zbardhur përgjimet e bisedave mes djalit të ish-zyrtarit të policisë, Erzen Breçani dhe anëtarëve të grupit të trafikut të drogë, ku i jep porositë e të atit që të mos komunikojnë në telefona pasi po zbërtheheshin bisedat në SKY Ecc.




“Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’,”- i thotë ai Besmir Muratit dhe një personi të paidentifikuar, i cili i kërkon Erzenit të shikojë nëse emri i tij ndodhet në përgjimet e biseda të transkriptuara.

Eralbi Breçani uron që nëse kapen nga policia të bien në një sektor në burg që të bëjnë muhabet.

“Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet”, thotë ai.

Bisedat mes tyre

Ismail Zeneli: Na merr 25% për kuti. T’i kemi gjërat e qarta, marshallah mos e ngacmoni polin.

*D****P*, i paidentifikuar: Dajë nga Brazili nuk është sy, është pasqyrë, te muri në fund, dopio mur.

Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli…po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.

Besmir Murati: Të fala bëji

Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.

*D****P*, : Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.

Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.

*D****P*: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim

Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.