Kronikë

U prezantuan si policë/ Zbardhet dinamika e tentativës së grabitjes së çiftit të të moshuarve! Ngjarja u filmua nga kamerat, autorët u larguan drejt…

12:42 - 10.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (9 dhjetor) në Prush të Tiranës, ku një banesë ku ishin dy të moshuar u tentua që të grabitje.




Gazetari i News24, Igli Çelmeta thotë se 5 persona, të veshur me uniformë policie zbarkuan në shtëpinë e dy të moshuarve, ndërsa u prezantuan si policë.

Ata pasi kanë hyrë brenda kanë nisur kontrollet për të gjetur sende me vlerë dhe për t’i vjedhur, ndërsa në këto momente të moshuarit kanë nuhatur se nuk bëhej fjalë për policë. Çifti i të moshuarve ka nisur të bërtasë, ndërsa zhurmat kanë alarmuar fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Kjo e fundit mbërriti në vendngjarje, ndërsa u përplas dhe me tre prej autorëve, që u larguan me një mjet tip ‘Audi’, ndërkohë që dy të tjerë u larguan në këmbë nga kodra e fshatit.

Sipas të dhënave, duke iu referuar hetimeve ka dyshime se një prej autorëve mund të jetë dhe banor i zonës, pasi e kanë njohur mjaft mirë terrenin. Sakaq, makina e grabitëseve, të cilët nuk dihet nëse kanë arritur të marrin diçka nga banesa, është larguar drejt Kombinatit dhe më pas drejt Liqenit të Thatë.

Fatmirësisht banesa që ra pre e tentativës së grabitjes, ishte e pajisur me kamera sigurie, të cilët i janë dorëzuar policisë. Kjo e fundit po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të përfshirë në ngjarjen e rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.