LAJMI I FUNDIT

Nisin vizitat diplomatike për Kosovën. Kryeministri Albin Kurti pret ministrin e Jashtëm britanik, sot zhvillohet takimi me presidenten Osmani

08:04 - 04.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vendimit për liberalizimin e vizave më 1 Janar të 2024-ës kanë nisur edhe vizitat e para diplomatike për Kosovën.




Pritja e ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka hapur edhe siparin e takimeve me ndërkombëtarët në Prishtinë.

Të enjten e 4 Janarit, Cameron pritet të zhvillojë fillimisht një takim me ministren e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të zhvillojnë edhe një konferencë për mediat.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se Cameron  mbërriti në Prishtinë mbrëmjen e 3 Janarit, ndërsa u prit në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit në një postim në Twitter shkruan se ishte kënaqësi të takonte ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë.

“Kënaqësi të pres ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Prishtinë në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një aleat i vendosur dhe besnik i Republikës së Kosovës, që para krijimit të shtetit tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojmë”, shkruan Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.