BLUETOOTH

“Më ka marrë malli”- Meriton Mjekiqi flet për marrëdhënien me djalin: Jeton në distancë, çdo prind…

13:55 - 05.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Meriton Mjekiqi ka folur për marrëdhënien me djalin e tij me ish-partneren, Egesta, teksa u shpreh se e ka marrë malli për të birin.




Gjatë një bisede me gazetaren Ledjona Xheladinaj në BBV, ai u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Mertion Mjekiqi tha se nëse do të bënte një tatuash, do e lidhte me portretin e djalit.

“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

Kujtojmë që ndarja e moderatorit me ish-partneren e tij nuk ka qenë paqësore, pasi Egesta disa vite më parë hodhi akuza se Meritoni ishte vetëm babai biologjik i fëmijës dhe se nuk e kishte takuar asnjëherë të birin. Madje, Meritoni pranoi t’i jepte atësinë djalit, vetëm pasi i bëri dhe testet përkatëse, duke e çuar këtë konflikt edhe më tej.

E që nga ajo kohë, të dy kanë qendruar në heshtje, duke vijuar të bëjnë prindin për djalin e tyre. Sot, Meritoni është gati për të nisur një histori të re dashurie, duke lënë pas një raport të rëndësishëm. Ai ka nisur një romancë në BBV me gazetaren 8 vite më të madhe Ilnisa Agolli.

Çifti tashmë ka nisur të shfaq edhe momentet e tyre erotike, ku nuk i kanë kursyer puthjet e nxehta, apo edhe prekjet përpara kamerave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.