Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, dëshmitari: Autori po e ndiqte viktimën nga pas, i plagosuri u rrëzua dhe ngeli tek…

14:35 - 14.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur në Durrës, ku 40-vjeçari Halil Koka mbeti viktimë, pas një debati me 35-vjeçarin Ilir Koçilja.




Një nga dëshmitaret tha se autori po e ndiqte me vrap 40-vjeçarin, ndërkohë që viktima pasi ke bërë disa hapa është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë pranë koshave.

“Erdhën që këtë nga tatimet me vrap. Ai po e ndiqte me vrap, por unë nuk e pashë. Ai erdhi, u rrëzua dhe ngeli aty te koshat”, tha një dëshmitar për News24, i cili theksoi se “ambulanca dhe policia erdhën në kohë”.

Vrasja ndodhi mesditën e sotme (14 shkurt) në afërsi të shkollës 9 vjecar “Jusuf Puka”, ku Ilir Koçilja qëlloi me thikë Halil Kokën, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sherri nisi për një vend parkimi, por ata kane patur edhe konflikte te mëparshme me njeri -tjetrin per shkak te nje borxhi të pashlyer.

Kujtojmë që autori dhe viktima kanë qenë komshinje me njëri- tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.