Kronikë

Fshehën kokainën e paketuar në qese vakumi poshtë sediles së shoferit, publikohen fotot e dy të arrestuarve dhe mjetit me targa angleze që trafikonin lëndën narkotike

09:58 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto janë fotot e dy të arrestuarve, Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni, 39 vjeç, të cilët kishin fshehur kokainën e paketuar me qese vakumi poshtë sediles së shoferit, në furgonin e mallrave në portin e Durrësit.




Gjithashtu është publikuar dhe mjeti me targën angleze T700BLC, e cila kryente itinerarin Shqipëri-Itali-Britani.

Sipas informacioneve, mjeti është në pronësinë e “Bledi Trans” që transportonte pako për emigrantët në Angli.

Policia Kufitare në portin e Durrësit, pas dyshimeve se mbaheshin sende të paligjshme, ushtroi kontroll në mjetin e transportit, e nga skanimi u zbuluan 7 pako kokaine.

Lënda narkotike ishte vendosur në ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte e vendosur në qese vakumi.

Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.