Kronikë

Udhëtonte me pistoletë me vete, arrestohet 48-vjeçari

14:01 - 15.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi lëvizte me pistoletë me vete në qytet.




Helidon Marku po udhëtonte me automjet në lagjen “Ndoc Mazi” dhe në momentin që pa shërbimet e policisë, doli nga makina duke shkuar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën që mbante më vete.

Por 48-vjeçari u vendos në pranga nga uniformat blu, ndërsa u sekuestruan pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonte.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Kontrolle të shtuara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Kontrollet, bazuar në inteligjencën policore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 48-vjeçar që lëvizte me armë zjarri pistoletë me vete, në qytet.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak, të cilën 48-vjeçari tentoi ta fshihte, kur pa punonjësit e Policisë.

Sekuestrohet edhe automjeti i këtij shtetasi.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e këtij shtetasi.

Në bulevardin “Skënderbeu” është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin H. M., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante më vete.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur shtetasi H. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë.

Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.