BLUETOOTH

Pse nuk duhet t’i hani gjërat e mbetura nga një ditë më parë? Ja çfarë ndodh me ushqimin kur e ringrohni

22:20 - 01.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kthehesh nga puna dhe duke qenë i uritur dhe i lodhur, vendos të hash tepricat e një dite më parë. Por përpara se ta bëni këtë, sigurohuni që të mos rrezikoni shëndetin tuaj.




Ekspertët paralajmërojnë se kur ringrohni ushqimin e djeshëm duhet të keni shumë kujdes, pasi mund të bëhet i rrezikshëm.

Nëse hani oriz që keni gatuar një ditë më parë dhe nuk është ruajtur siç duhet, rrezikoni të helmoheni nga ushqimi. Kjo mund të ndodhë sepse zierja e tij nuk arrin gjithmonë të vrasë të gjithë mikrobet patogjene që përmban.

Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore të Universitetit të Karolinës së Veriut, Benjamin Chapman, mundësia që mikrobet të shumohen në oriz rritet kur ai mbahet në temperaturën e dhomës.

Ajo që mund të bëni për të qenë të sigurt është ta vendosni orizin në frigorifer brenda dy orëve nga gatimi.

Gjithashtu duhet ta lani me ujë të bollshëm dhe ta ftohni pasi ta keni zier. Një tjetër mundësi është ta mbani atë në një temperaturë të ngrohtë.

Megjithatë, praktika e shumë restoranteve është sigurisht e gabuar, të cilët e ziejnë orizin në mëngjes dhe e mbajnë gjatë gjithë ditës për ta shërbyer sa herë që nevojitet. Përkundrazi, orizi në sushi nuk ka asnjë problem, sepse përmban uthull që zvogëlon mundësinë e rritjes së mikrobeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.