LAJMI I FUNDIT

PIKANTET/ Parma flet shqip, Broja “reklamon” golin e dytë, ja çfarë nuk u pa

10:00 - 23.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Atmosfera në qytetin e Parmës në Itali, atje ku dje u luajt miqësorja Shqipëri-Kili, filloi të ndihej që prej orës 18:00, ku në sheshin para stadiumin “Enio Tardini”, u mblodhën tifozët kuqezi. Pasi u ngrohen disi, filluan nga brohoritjet në mbështetje të Kombëtares. Parma është “e skuqur” para ndeshjes dhe të duket si një qytet shqiptar.




“Panorama Sport” ju sjell pikantet e miqësores ku ndiheshim si në shtëpi.

* Fillimisht mbërriti autobusi i Kilit dhe u prit me ofendime nga tifozët shqiptarë. Ndërkohë, një grup prej 15 tifozësh kilianë, brohorasin për ekipin e tyre. Përplasjet mes tifozëve shmangën.

* Pas pak minutash mbërrin edhe autobusi i Kombëtares shqiptare, që shoqërohet me mbështetje të shumtë nga mijëra tifozë kuqezi. * Baret anës stadiumit janë të populluara, me tifozët që përpiqen në radhë që të marrin një shishe ujë apo të konsumojnë diçka.

* I pranishëm në Parma është edhe ish-trajneri kuqezi, Xhani De Biazi, i cili shoqërohej fillimisht nga zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri. Më pas e ndjek ndeshjen bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka…

(Lajmin e plotë mund ta lexoni në versionin print të “Panorama Sport”)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.