Kronikë

U kap me 1 kg kokainë dhe përplasi makinën e policisë, burg pa afat për Enea Sulejmanin. Ja masa e sigurisë për tre të tjerët

15:30 - 24.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” pa afat, për Enea Sulejmanin, njërin prej të rinjve të cilët tentuan të përplasnin me makinë efektivët në tentativë për t’u larguar gjatë një operacioni antidrogë.




Në burg me afat deri në 16 maj, janë lënë Shkëlqim Ostresi, Igli Begaj dhe efektivi i operacionales, Ervis Shkurta.

Mësohet se Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore, por u përfaqësuar nga avokati i tij.

Përballë gjyqtarit të çështjes Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, gjatë seancës kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake, pasi janë dhënë pa praninë e avokatit dhe nën trysni.

Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.