Kronikë

I riu godet të vëllanë me thikë pas konfliktit në banesë, ja si është gjendja e të plagosurit

09:21 - 25.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër në moshë të re,  janë konfliktuar me njëri-tjetrin në banesën e tyre dhe për pasojë njëri ka mbetur i plagosur.




Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar.

“Shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital”, njofton policia.

Sakaq, 23-vjeçari mësohet se aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.