BLUETOOTH

“Isha me Julin, por tani jam me…”/ Cubi Metkaj zbulon konkurrentin e preferuar të “BBVIP”: Po bën lojë të bukur

14:05 - 26.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Cubi Metkaj ishte një ndër personazhet VIP që deklaroi se do të bëhej pjesë e shtëpisë së “BBVIP” në garën për të fituar çmimin e madh, megjithëse ajo vendosi që edhe këtë vit mos të bëhej pjesë e këtij reality show. 




E teksa ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Ëake Up”, ajo ka folur edhe për lojën e banorëve të “BBVIP”.

Cubi tregoi se Julian Deda dhe Egla Ceno janë dy konkurrentët e saj të preferuar, të cilët sipas aktores janë shumë të fortë dhe dëshiron ti shikojë ata “kokë më kokë”.

“Unë isha me Julin, kurse tani jam me Julin dhe me Eglën. Këta janë dy personazhet që i shoh të fortë, i shoh kokë më kokë. Jo se personazhet e tjerë nuk kanë dinamika, kanë dinakima por duket sikur po rrotullohen rreth vetes. Nuk po prodhojnë kontent, ndërsa Egla edhe pse duket ndonjëherë sikur është e njëtrajtshme, ajo atë karakter ka. Atë njëtrajtësinë e vet ua hedh edhe të tjerëve, por ata nuk dinë se si ta marrin, ta përthithin dhe ta transformojnë në mënyrën e tyre. Në fakt mendoj se Egla po bën lojë të bukur” – tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.