BOTA

U shemb pas përplasjes së anijes, 6 prej punëtorëve që ndodheshin në urë dyshohet se kanë vdekur

08:27 - 27.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ende mbetet mister fati 6 prej 8 punëtorëve që ranë në ujë pasi ura Francis Scott Key ku po punonin u shemb pas përplasjes së anijes.




Dy prej punëtorëve u gjetën disa orë pas ngjarjes, ku një prej tyre u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa gjashtë të tjerët dyshohet se kanë vdekur.

Ura 1.6 milje e gjatë u rrëzua në lumin Patapsco në orën lokale 01:30 të mëngjesit të së martës.

Kërkimi u pezullua gjatë natës dhe do të rifillojë sërish ditën e sotme, por rojet bregdetare amerikane dhe zyrtarët e policisë së shtetit të Maryland kanë thënë se për shkak të temperaturave të ulta dhe kohës që kanë qëndruar në ujë ka pak ose zero mundësi që të mund të gjenden gjallë.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden tha se qeveria federale do të mbulojë koston e plotë të rindërtimit të urës.

“Është qëllimi im që qeveria federale të paguajë për të gjithë koston e rindërtimit të asaj ure dhe pres që Kongresi të mbështesë përpjekjet e mia”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.