Kryesore

Papa Françesku nuk merr pjesë në procesionin e së Premtes së Mirë. Njoftimi i rëndësishëm i Vatikanit për shëndetin e tij në vigjilje të Pashkëve

22:36 - 29.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku nuk mori pjesë në procesionin e së Premtes së Mirë ‘Rruga e Kryqit’ te Koloseu në Romë për të “ruajtur shëndetin e tij” përpara Pashkëve, ka njoftuar Vatikani.




Papa, 87 vjeç, pritej të udhëhiqte “Udhën e Kryeqit”, por para fillimit u njoftua se ai po ndiqte procesionin nga shtëpia e tij në Vatikan.

 “Për të ruajtur shëndetin e tij në funksion të vigjiljes nesër dhe meshës të dielën e Pashkëve, Papa Françesku do të ndjekë Via Crucis në Koloseum këtë mbrëmje nga Casa Santa Marta”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit.

Papa ishte shfaqur në formë të mirë më herët gjatë ditës për një liturgji të së Premtes së Mirë në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Kujtojmë se ai nuk udhëhoqi as procesionin e vitit të kaluar për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë në Romë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.