AKTUALITET

Mistsotakis fut në listën e kandidatëve për eurodeputetë Fredi Belerin, mediat greke: Bast personal i kryeministrit, dëshiron të tregojë…

14:55 - 15.04.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pak orë kanë mbetur për shpalljen zyrtare të listës se Demokracisë së Re në Greqi, me kandidatët për eurodeputetë.




Në listë janë konfirmuar shumica dhe sipas mediave greke emri i fundit do të jetë ai i Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës i cili ndodhet në burg prej 12 majit të vitit 2023 për blerje votash.

 Sipas CNN.gr, zgjedhja e Belerit është një bast personal i kryetarit të partisë në pushtet, Kyriakos Mitsotakis, pasi ai dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë dhe në të njëjtën kohë të rrisë vrullin e votimit.

Kujtojmë se më 22 mars, Demokracia e Re shpalli 28 emrat e parë në fletëvotim.

Ndër emrat kryesorë të shpallur janë Eliza Vozeberg, Pyrros Dimas, Noni Dounia , Thanasis Exadaktylos, Vassilis Kontozamanis, Vangelis Meimarakis, Dimitris Tsiodras, Voula Patoulidou dhe Evi Christofilopoulou.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.