BOTA

I akuzuar se ka p*rdhunuar mbesën e tij dhe e ka fotografuar nudo, lihet në burg 63-vjeçari! E mitura: Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dajës

14:08 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 63-vjeçar i akuzuar se ka abuzuar seksualisht mbesën e tij 7-vjeçare dhe më pas dyshohet se ka fotografuar, është dënuar me burg.




I akuzuari i ka kërkuar falje prokurorit të Selanikut dhe me pëlqimin e prokurorit është ndaluar përkohësisht.

Sipas mediave greke, veprat e supozuara dyshohet se janë kryer në vitin 2013, ku viktima ka gjetur forcën për të raportuar ngjarjet dhjetë vjet më vonë, kur ajo ka mbushur 17 vjeç.

Vajza adoleshente mësohet së është drejtuar në nëndrejtorinë për mbrojtjen e të miturve në Selanikut. Sipas saj, gjithçka ndodhte në shtëpinë e dajës së saj gjatë mungesës së gruas së tij.

Në kërkim të faljes, i pandehuri 63-vjeçar (sot) ka pranuar një pjesë të veprimeve të tij, ndërsa ka mohuar të ketë fotografuar të miturën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.