BOTA

Stuhi në Dubai/ Nga anulimet e fluturimeve tek përmbytja e shtëpive , ja çfarë shkaktuan shirat e rrëmbyeshëm

15:34 - 17.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme Dubai është pushtuar nga një mot dhe gjendje atmosferike aspak normale për klimën e vendit aziatik. Kjo u pasua nga shira të rrëmbyeshëm për orë të tëra . Sipas matjeve të bëra gati 4 inç (100 mm) shi ranë gjatë vetëm 12 orëve të martën, sipas vëzhgimeve të motit në aeroport  rreth asaj që Dubai zakonisht regjistron në një vit të tërë, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.




Shiu i së martws shkaktoi përmbytje të mëdha në Dubai, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.

Një video tronditëse tregoi asfaltin e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait  i kurorëzuar së fundmi si aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë, nën ujë teksa një aeroplan masiv tenton të lundrojë në ujërat e përmbytjeve. Avionët e mëdhenj dukeshin më shumë si varka që lëviznin nëpër aeroportin e përmbytur, ndërsa uji spërkatej pas tyre dhe valët valëviteshin nëpër ujërat e thella.

Ndërprerja e funksionimit të aeroportit vazhdoi të mërkurën, me rrugët hyrëse të bllokuara nga përmbytjet dhe linjat ajrore të shumta, përfshirë kompaninë Emirates, që raportuan vonesa fluturimesh.

Emirates po pezullon check-in për pasagjerët që nisen nga Dubai nga ora 8:00 me orën lokale të së mërkurës deri në mesnatën e së enjtes për shkak të “sfiduesve operacionale të shkaktuar nga moti i keq dhe kushtet e rrugës”.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait gjithashtu ka bërë të ditur se “fluturimet vazhdojnë të vonohen dhe devijohen”.

Një pasagjer i bllokuar i tha për mediat e huaja se ai e kaloi natën në aeroport me qindra të tjerë pasi fluturoi nga Hong Kongu të martën vonë, sepse nuk kishte mundësi transporti jashtë terminalit.

“Aeroporti po mbushet fjalë për fjalë dhe nuk ka ku të shkojë askush,” tha Bilal, 25 vjeç, i cili donte të identifikohej vetëm me emrin e tij të parë.

Shiu ra aq shumë dhe aq shpejt sa disa shoferë u detyruan të braktisnin automjetet e tyre pasi uji u rrit dhe rrugët u kthyen në lumenj.

Në rrjet qarkulluan video të ndryshme ku shikohej se si uji vërshonte nëpër qendra  tregtare të madhe dhe përmbyste katin përdhes të shtëpive .

Sinoptikanët shpjeguan se ngjarjet e reshjeve të rrëmbyeshme si kjo do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njerëzit . Ndërsa atmosfera vazhdon të ngrohet, ajo është në gjendje të  thithë më shumë lagështi  si një peshqir dhe më pas ta lëshojë atë në formën e rrjedhave më ekstreme të reshjeve të përmbytura.

Shiu që zhyti Dubain nën ujë është i lidhur me një sistem më të madh stuhish që përshkon Gadishullin Arabik.

Reshjet e shiut pritet të zvogëlohen në rajon, por disa rrebeshe mund të vazhdojnë të mërkurën përpara se të rikthehet moti i thatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.