BOTA

Dhunë e tortura në burgun për të miturit, arrestohen 13 efektivë në Itali, shkarkohen 8 të tjerë

13:12 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

13 punonjës të policisë së burgjeve janë arrestuar në Milano të Italisë, ndërsa 8 të tjerë janë shkarkuar nga puna, për shkak të dyshimeve se kanë shpërdoruar detyrën.




Sipas mediave të huaja, mësohet se të arrestuarit punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria dhe akuzohen për shpërdorim detyre, torturë, keqtrajtim të të burgosurve, lëndim trupor e madje edhe tentativë përdhunimi të një të mituri.

Mësohet se hetimet kanë nisur dy vite më parë, që nga fillimi i vitit 2022.

Raportohet se zbardhja e akteve të tilla është bërë edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë në godinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.