Kronikë

“Kur të vish derën e shtëpisë do e gjesh hapur” – Qëlloi vetën me plumb në zemër, zbardhet mesazhi i fshirë në celularin e saj nga i dashuri. Efektivja kishte 3 muaj e lidhur me djalin e kolegut

13:12 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aldorjana Loshi kishte 3 muaj që ishte e lidhur me djalin e kolegut të saj, me të cilin punonte në Komisariatin e Kamëz, por duket se kohët marrëdhënia e tyre ka pasuarnë konflikte.




Gazetarja Klodiana Lala raporton se 21 vjeçarja i kishte dërguar një mesazh të dashurit të saj, përpara se të vriste veten, duke shkruar se nëse ky i fundit do të shkonte në banesën e saj, derën do e gjentë të hapur.

Mësohet se kur i riu ka mbërritur në shtëpinë e efektives, e cila jetonte me qira në zonën e Alidemit, e ka gjetur vajzën të pajetë, pasi kishte qëlluar veten me plumb në zemër.

28 vjeçari është arrestuar nga uniformat blu pasi akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, 24 maj, rreth orës 18:30 në rrugën “Todi Shkurti”, në kryeqytet.

Aldorjana Loshi punonte prej 1 vit e gjysëm Komisariatin Nr.5 në Kamëz dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë depresioni.

Deri tani dyshohet se motivi i kësaj ngjarje mund të ketë qenë debati mes çiftit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.