BLUETOOTH

A e ka takuar ish-bashkëshortin pas daljes nga “BBV”? Ledjona Xheladinaj tregon marrëdhënien me babain e vajzës së saj: Miki u mërzit, jam munduar…

10:43 - 06.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Ledjona Xheladinaj së fundmi ka qenë e ftuar në “E diell”, ku ka folur edhe për jetën e saj personale.




E teksa u pyet nga Argjira Spanca nëse ka pasur kontakt me ish-partnerin pas daljes nga reality shoë, Ledjona tregoi që nuk ka folur me babain e fëmijës së saj pas daljes nga “BBV”, ndonëse sipas saj kjo gjë e ka prekur shumë vajzën e tyre Niki.

Gazetarja tha që është munduar që t’ia sqarojë situatën vajzës së saj, duke tentuar që mos ta prishë marrëdhënien prind-fëmijë.

“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt pasi kam dalë nga shtëpia, por jam munduar sërish pas gjithë asaj që ndodhi. Miki u mërzit në fakt, nuk kërkonte as t’i kthente asnjë mesazh babait të saj. Jam munduar sërish t’i sheshoj pak gjërat, që të mos ftohen më shumë gjërat, sepse marrëdhënia prind-fëmijë… Jam munduar t’i flas që nuk ka gjë, janë gjëra që ndodhin edhe nuk ka dashur ta bëjë me të keq. Jam munduar që mos i tregoj që unë jam mërzitur nga ajo dhe të gjithë këtë situatë e kam kaluar vetë, me asnjë nga banorët që kam qenë atje brenda nuk e kam treguar. Tani e ka edhe më të mirë marrëdhënien”- tregoi Lediona.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në “BBV”, gazetarja ka bërë deklarata publike në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe babanë e vajzës së tyre, duke pohuar se ka një marrëdhënie të mirë dhe një komunikim të vazhdueshëm me të.

“Gjithmonë do ta vlerësoj si babanë e fëmijës tim, me të cilin kam ndarë momente të paharrueshme edhe pse tani është me dikë tjetër dhe ka ndërtuar një jetë të re, për mua mbetet një faktor i rëndësishëm për mirëqenien e vajzës”- tha ajo.

Megjithatë, këto pretendime janë sfiduar me forcë nga ish-bashkëshorti i saj nëpërmjet një reagimi të ashpër në rrjetet sociale.

Ai e ka etiketuar gazetaren investigative si “fallco” dhe akuzon se ajo e ka privuar atë nga e drejta për të parë dhe komunikuar me vajzën e tyre. “Je mashtruese dhe ke mohuar çdo kontakt të timin me vajzën”, shkruan ai në një koment.

“Nuk di as ku jeton dhe nuk më lejon të jem pjesë e jetës së saj”, vazhdon komenti më tej.

Në shtim të këtyre akuza, ai zbulon se Ledjona ka ndërmarrë hapa ligjorë për të marrë kujdestarinë e të bijës pa pëlqimin e tij. “Ti vetëm pak ditë më parë ke nisur një procedurë gjyqësore për të marrë vajzën pa u konsultuar me mua, pse nuk e thua të vërtetën?”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.