Kronikë

“Babai më ka p*rdhunuar prej 4 vitesh”/ 15-vjeçarja kërkoi urdhër mbrojtje, gjykata merr vendimin

15:01 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Adoleshenjta e cila akuzoi babain e saj se prej 4 vitesh ka abuzuar seksualisht me të ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata e Durrësit.




Por togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e 15-vjeçares. Ndërkohë është marrë vendimin për lënien në qeli të babait të saj, 48-vjeçarit Bledar Rako, i cili u arrestua tre ditë më parë (21 Maj) pasi vajza i rrëfeu psikologes së shkollës që i ati kryente marrëdhënie seksuale me të që prej moshës 11-vjeçare.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të çështjes sensitive. Fillimisht i akuzuari u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga shteti, por më pas seanca u ndërprerë pasi u njoftuan se do të përfaqësohej nga një avokat të zgjedhur nga familja.

Gjatë seancës 48-vjeçari ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga e bija, duke mohuar se ka kryer një akt të tillë. Por, togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Sakaq në përfundim të masës, një tjeter çështje civile për lëshim urdhër mbrojtje e kërkuar nga vajza u zhillua në gjykatën e Durrësit, por që u rrëzua nga trupi gjykues.

Si u zbulua ngjarja

15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, ku i rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të brenda shtëpisë së tyre dhe se përdhunimi ka nisur prej moshës 10-vjeçares.

Adoleshentja ka rrëfyer se abuzimi seksual ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë që kanë vendosur në pranga babain e saj, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftim i policisë:

Kavajë/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.