Kronikë

“Kemi strategji të qartë për modernizimin e forcave të vendit” – Programi i PD, Basha: Sfidat e sigurisë në rajon duhen adresuar me prioritet nga kërcënimet e Serbisë

18:09 - 24.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë në Facebook që programi i partisë është në përfundim të saj pas një diskutimi me grupin e ekspertëve.




Basha u shpreh se ky program përmban një strategji të qartë për mbrotjen e Shqipërisë, duke mbrojtur dhe modernizuar forcat e armatosura të vendit.

Për të përforcuar planin e sigurisë, kryetari i opozitës ka shkruar se duhen adresuar sfidat e sigurisë në rajon përballë kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë.

Simboli i bërë nga Vuçiç në Asamblenë e OKB-së për miratimin e Rezolutës së Srebrenicës, është cilësuar nga Basha si një sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Kryetari i PD shkruan se Shqipëria do të ketë një rol më aktiv në rajon dhe do jetë mbështetje për Kosovën.

 

POSTIMI I PLOTË:

Integrimi europian dhe përballja me sfidat e sigurisë që përballet sot rajoni dhe Europa janë prioritet të programit qeverisës së PD.

Me grupin e ekspertëve diskutuam finalizimin e programit tonë.

Ne do të kemi një plan të qartë veprimi, koordinimi dhe bashkëpunimi për të përmbushur detyrimet që rrjedhin në rrugën drejt integrimit.

Në këto kohë sfiduese për sigurinë, vendi ka nevojë për një strategji të qartë për mbrojtjen, modernizimin e forcave të saj të armatosura dhe bashkërendim me partnerët tanë për arkitekturën tonë të sigurisë, e cila do t’i kontribojë edhe shqiptarëve e jo vetëm në rajon.

Sfidat e sigurisë në rajon duhen adresuar me prioritet përballë kërcënimeve të vazhdueshme që vijnë nga Serbia. Shfaqja e presidentit Vuçiç me simbolin famëkeq të tre gishtave, të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.

Projektet e botës serbe të artikuluara nga Vuçiç dhe Dodik synojnë ndarjen e Republika Srpska, destabilizimin e Malit të Zi dhe Kosovës, skenar i cili nisi, por dështoi në veriun e Kosovës më 24 shtator 2023.

Shqipëria duhet dhe do të luajë një rol më proaktiv në rajon dhe nuk do të ngurrojë në mbështetjen e saj ndaj Kosovës.

Atë që kam kërkuar për Kosovën, një financim vjetor në ndihma ushtarake, në vlerën e 50 milionë eurove do ta kemi pjesë të programit tonë.

Duhet t’i japim fund traditës së mbështetjes folklorike për Kosovën. Por të bashkërendojmë axhendat dhe faktorët politik shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Malin e Zi, për të garantuar paqen dhe stabilitetin e rajonit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.