Kronikë

Kreu marrëdhënie s*ksuale me dhunë me 24 vjeçaren, arrestohet 63 vjeçari

16:23 - 24.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 63 vjeçar në Lushnje është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjeçare.




Policia njofton se bëhet fjalë për shetasin me inicialet L.T., 63 vjeç, me banim në fshatin Barbullinjë të Lushnjes.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, neni 102 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm deri në 10 vite heqje lirie.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se:

Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.