AKTUALITET

“Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti shpërndau tituj pronësie”, reagon OMONIA për vizitën e Ramës në Himarë: Vijon praktikat e përçarjes së komunitetit dhe  manipulimit të qytetarëve

16:52 - 24.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Rama në Himarë ku shpërndau 437 tituj pronësie.




OMONIA shprehet se Rama me këtë vizitë ka vijuar praktikat e komunitetit të përçarjes dhe manipulimit të qytetarëve himarjotë.

Organizata e cilësoi Kryeministrin si një tellall shëtitës dhe jo një burrë shteti, i cili shopërndau tituj pronësie, duke e akuzuar për rezervimin e bregdetit për investitorët strategjikë.

Nuk mungoi as çështja e Fredi Belerit, pasi OMONIA në deklaratë shprehet se Rama u kthye në Himarë me mendimin se ka kaluar kohë e mjaftueshme për t;u harruar pasojat e shkaktuara nga burgosja e kryetarit të zgjedhur.

Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i mbërthyer në rrugë pa krye për të cilën është përgjegjës ekskluziv, vijon kreshenton e praktikave të përçarjes së komunitetit të Himarës, manipulimit të qytetarëve, shkeljes në fund të fundit të parimeve të shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve dhe ndaj ligjit.

Sot u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftueshme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Përsëriti një nga shoë të neveritur të mikropolitikës të cilat i vijnë për shtat, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për proces zgjedhjesh të parakohshëm që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Ndërkaq që tejkaloi limitet e tolerimit: Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti, shpërndau tituj pronësie për banesa Himarjotësh. Jo për sipërfaqet me rëndësi esenciale ekonomike në bregdet, të cilat i rezervon ashtu si deri më sot për “investitorët strategjikë” të oborrit”,

Ndër të tjera, OMONIA, thotë në reagim se me certifikata pronësie të shtetit, sistemit të Kadastrës që mbështet financiarisht Bashkimi Evropian përpiqet të bëjë politikë partiake.

 

“Prezenca madje e makinerisë partiake nuk lë hapësirë për interpretim tjetër. Nuk u shmang të sulmojë verbalisht Kryetarin e PBDNJ që përfaqëson opozitën reale në Bashki duke anashkaluar se kultivon në këtë mënyrë gjuhën e urrejtjes dhe përçarje në komunitetin vendor dhe më gjerë në komunitetin Grek. Praktika këto që në vendin tonë aplikoi regjimi komunist duke klasifikuar pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek në tanët dhe kundërshtarët tanë. Zbuloi se ngarkimi i detyrës së Prefektit të Vlorës në person me origjinë Greke, të provuar në misione analoge, synon nxitjen e politikave të përçarjes së mëtejshme me qëllim manipulimin e komunitetit lokal. Shantazhoi qytetarët të përkatësisë Greke që të mos vetidentifikohen si të tillë sepse nuk është në interesin e tyre.

Thirret Kryeministri prej shumë muajsh tashmë por bën veshin shurdhër i zotëruar nga iluzioni se në fund ka për t’ia dal të nënshtrojë shoqërinë e qytetarëve të Himarës dhe të vijoj me praktikën e çifligarit së grabituri trevën, në shkelje dhe abuzim me interesin e banorëve të zonës.  Në thelb e bën më të vështirë rrugëdaljen nga labirinti ku është zënë në kurth sepse ka humbur gjakftohtësinë dhe gjykimin e drejtë”, thuhet në deklaratë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.