Kronikë

Operacione anti-drogë në Itali, Gjermani dhe Shqipëri… Si zbuluan bandat e shqiptarëve

15:19 - 10.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy grupe shqiptaresh që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes Italisë dhe Europës veriore janë shkatërruar nga Guardia di Finanza në Trento.




Operacioni i  koduar “Alba Bianca” është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë  18 shqiptarë, 1 kosovar dhe 1 pakistanez. Nga këta 16 persona janë arrestuar në Itali.  13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano, Treviso, etj.

Ndërkohë 3 shqiptarë  janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë. 1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë. Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë.

Grupi ushtronte aktivitetin e tij edhe në Belgjikë dhe Holandë. Hetimet e këtij kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në Bolzano.

Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuesstruar  në total 20 kg drogë te tipit marijuanë, kokainë e heroinë më vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.