Kronikë

Qëllohet për vdekje një shqiptar në SHBA, ja çfarë bëri agjenti sekret për 23-vjeçarin

21:12 - 11.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri më 7 Shtatorit në Nju Jork .




Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fourth Avenue”, ndërsa deri më tani ende nuk janë zbardhur shkaqet e vrasjes së tij. Ndërkohë policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorin, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se, personi i cili i dha ndihmën e parë Grei Frashërit ishte një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës.

Ka qenë pikërisht agjenti i cili njoftoi ambulancën dhe më pas policinë për ngjarjen e ndodhur në zonën e Bruklin. Por, dhe pse arriti që të jetonte derisa të nisje në spital i riu shqiptar nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Për arsye sigurie, policia nuk e ka identifikuar agjentin i cili u përpoq që të mbante në jetë Grei Frashërin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.