Drejtoresha e komunikimit pranë Grupimit të Rithemelimit, Floriana Garo, ka reaguar ndaj intervistës që Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, dha për median gjermane, D.W
Garo vunri në dukje rëndësinë e denoncimeve të Sali Berishës dhe vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve, të cilat luftojnë korrupsionin dhe abuzimin.
Reagimi i plotë:
Reagim lidhur me deklaratën e Znj. Nikolla.
Ne pergjigje te vleresimit te gazetares se DW, e cila gjate nje interviste me kryetaren e Parlamentit shqiptar ngriti pyetje mbi sulmet me fjale te Z. Berisha ndaj Znj. Nikolla, ne respekt te punes se gazetareve dhe opinionit publik, sqarojme se:
Berisha ka ruajtur gjithnje etiken ne denoncimet e vazhdueshme te shkeljeve te hapura te rregullores se Parlamentit nga Znj. Nikolla, per te mbrojtur Edi Ramen por Z. Berisha ka qene dhe do te vazhdoje te mbetet nje ze i forte ndaj abuzimeve te saj dhe pushtetareve te tjere ne cdo rrethane; nje ze i forte ne mbeshtetje te luftes kunder mega-aferave korruptive te qeverise dhe lidhjeve te saj me banda me te rrezikshme ne rajon te cilat sot po denoncohen nga drejtesia e vendeve te BE. Ai do jete pa medyshje nje ze i ashper ndaj grabitjes se prones publike, rritjes tejet te rrezikshme te borxhit publik dhe eksodit masiv te rinise nga vendi dhe rrenimit keshtu te te ardhmes se shqiptareve.
Sfidat e parlamentit shqiptar nuk vijne nga denoncimi i pakompromis i ketyre dukurive tashme te njohura publikisht dhe boterisht, por vijne nga bashkefajesia e kesaj maxhorance ne aktivitetet e mesiperme.